Mosvlerësimi i dikujt nënkupton prishjen e kufijve të tyre personal.
Ndonjëherë është më mirë të heshtësh në vend se t’u thuash njerëzve disa gjëra, edhe pse ato mund të duken të padëmshme dhe madje inkurajuese.
Fjali të tipit si, “Çfarë po lexoni?” apo “Prap të njëjtën gjë?” ose “Ka ardhur koha që të transferoheni në literaturë shkencore!” mund të duken të pafajshme, por mund të bëjnë që një ndjenjë acarimi të rritet brenda dikujt. Sepse duke e thënë këtë, jo vetëm që nënçmoni dhe shpërfillni dëshirat dhe interesat e tyre, madje ofroni që ata t’i zëvendësojnë me ato me idetë që të pëlqejnë ty.
Ne mblodhëm shprehitë më të përhapura që e bëjnë komunikimin të vështirë. Sigurisht, njerëzit janë të lirë të shprehin mendimet dhe ndjenjat ashtu si dëshirojnë, por prapëseprapë, të jesh pak më i vëmendshëm ndaj njerëzve me të cilët flet, është padyshim diçka që vlen të merret parasysh.
“Duhet ta kishe menduar më parë.”
Ka shumë gjëra që ne nuk mund t’i parashikojmë në jetë. Është e pamundur të dini paraprakisht nëse mund të ndaloni së pëlqyeri specializimin që keni zgjedhur ose nëse njeriu juaj i zemrës do të fillojë të sillet ndryshe në krahasim me dikur. Të gjithë bëjnë gabime. Atëherë, pse të mos tregoni më shumë durim për njerëzit dhe të lidheni me situata të ndryshme me një sens humori?
“Sigurisht, fëmija im do t’i ndajë lodrat me të tjerët.”
Imagjinoni të afërmit tuaj të rritur duke marrë çantën tuaj të preferuar ose makinën e shumëpritur dhe të dëgjoni personin tjetër duke thënë: “Ajo nuk e ka problem t’i ndajë gjërat! ” A nuk do të ndjeheshit të zemëruar?
Tani përpiquni të imagjinoni se si ndihet një fëmijë i vogël, i cili nuk mund t’i kontrollojë emocionet e tyre. Nga mosha 3 vjeç, fëmijët fillojnë të ndiejnë se janë personalitete holistike, për këtë arsye është e nevojshme të kërkoni lejen e tyre kur luani me lodrat e tyre. Dhe nëse fëmija thotë, “jo”, do të thotë “jo”. Në fëmijëri një person mëson të mbrojë si duhet interesat dhe kufijtë e tyre.
“Nuk është si Brad Pitt, por mirë gjithsesi!”
Ana: “Çkemi! Më kerkoi Tomi për të dalë. Çfarë mendimi ke?”
Meli: “Epo ai as nuk i afrohet Brad Pitt- nuk duket fare i lezetshëm. Por më mirë të kesh pak gjë se sa asgjë.”
Ana: “Epo, faleminderit për mbështetjen!”
– Versioni tjetër është, “Ajo nuk është Angelina Jolie, por është vërtet e këndshme.” Kur të tjerët kritikojnë paraqitjen e njerëzve, është e tepërt. Nëse dëgjoni komente në lidhje me mënyrën se si ju duket i dashuri juaj, është më mirë t’i ndaloni ato menjëherë. Kjo për shkak se sulmet si këto janë më mirë të ndalohen që në fillim.
“Çfarë lloj marrëzish po shikoni përsëri?”
Kështu që me zor po prisni të shikoni atë filmin horror të lançuar së fundmi ose një sezon tjetër të serialit tuaj të preferuar. Më në fund merrni shansin dhe uleni komod në shtrat kur një nga anëtarët e familjes tuaj papritmas thotë në mes të filmit, “Ah, ti po shikon përsëri këto marrëzira!”
Të gjithë kemi shije të ndryshme, por nuk është mirë të zhvlerësojmë interesat e njerëzve të tjerë. Një i rritur është i lirë të shikojë çfarë të dëshirojë. Nëse keni adoleshentë ose fëmijë në shtëpi, është mirë të bëni mbrëmje familjare, ku së bashku shikoni programe interesante ose filma familjarë.
“Do të dukeshe më mirë nëse …”
Këto fraza mund të merren gabimisht për një shaka të padëmshme ose kritikë konstruktive, por aty rri rreziku. Kjo nuk është as shaka, as kritikë konstruktive – është një gjë poshtëruese për ta thënë. Pasi dëgjon disa nga këto shprehi, dëgjuesi mund të zhvillojë lehtësisht probleme me vetëvlerësimin e tyre. Është e rëndësishme të mësoni t’i vini re këto komente dhe të reagoni saktë ndaj tyre.
“Ne ju rritëm disi edhe pa pelena.”
Është një gjë e mirë që shumica e shoqërisë moderne e njeh faktin që depresioni pas lindjes ekziston. Por ta dish, për disa njerëz, ende nuk do të thotë ta kuptosh dhe të tregosh dhembshuri.
Këtu është një listë e shkurtër e asaj që një grua e lodhur mund të dëgjojë, “Çfarë prisje në fund të fundit?” ose “Pse je e lodhur? Je në shtëpi gjatë gjithë ditës.” apo “A mban fëmija juaj ende pelena veshur?”.
Ndonjëherë, një kërkesë për ndihmë për të larë një grumbull rrobash për fëmijë dhe për të hequr të gjitha njollat në shtëpi, pasi foshnja kalon tërë ditën pa pelena, ka një efekt të mprehtë për këta “dashamirës”.
“Si ia dilni të jetoni në një apartament kaq të vogël?”
“Kur do të transferoheni në një apartament më të madh?” “A jeni i sigurt se do të futeni këtu?” “Çfarë dhome e vogël, si depo!” Me vetëm pak fjalë, vitet e përpjekjes suaj për të blerë apartamentin tuaj bëhen të parëndësishme, dhe gëzimet për blerjen e tij zhduken.
Kjo do të thotë që personi që zhvlerëson arritjet dhe blerjet tuaja po përdor një mekanizëm mbrojtës që i ndihmon ata të shpëtojnë veten e tyre dhe të shmangin kontaktin me ndjenjat e patolerueshme. Për shembull, nëse është e vështirë të ndjeheni të lumtur për një person ose të pranoni se i keni zili ata, është më lehtë ta ofendoni atë person dhe të zhvlerësoni të gjitha përpjekjet e tyre, duke dëshmuar kështu për veten tuaj se nuk ka asgjë për t’u pasur zili.
“Vetëm kaq rrogë merr ti?”
“Ti je burre! Kaq pak fiton?” ose “Me aq rrogë sa fiton, më mirë të rrish në shtëpi dhe të merresh me punët e shtëpisë!” Nëse i dëgjoni këto shprehi “inkurajuese” nga miqtë tuaj të afërt, është një sinjal i kuq.
Këto shprehi lehtë mund t’ju bëjnë të dyshoni në arritjet tuaja. Të gjithë mund të kemi dështime dhe të dashurit tanë duhet të na mbështesin dhe të përpiqen të na ndihmojnë të rivendosim vetëbesimin tonë.