Nëse ka diçka që duhet të mësojmë në periudha si këto që po kalojmë, është si të kursejmë para. Sa më shumë të jeni në gjendje për të kursyer, aq më shpejt do ta merrni veten nga kriza dhe pse jo, do të jeni më afër përmbushjes së objektivave tuaja. Hilet më poshtë do t’ju vijnë në ndihmë, sigurisht nëse i aplikoni.

  1. Shkarkoni aplikacione kursimi.

Meqë telefonin e përdorim për gjithçka, pse të mos kursejmë para përmes tij? Ka shumë aplikacione që do t’ju ndalojnë të shpenzoni para të këto edhe kur mendoni se kjo dëshirë është më e fortë se ju.

  1. Paguaj cash!

Një tjetër strategji funksionale është të paguani kesh për shpenzimet e përditshme. Kjo sepse njerëzit në përgjithësi nuk mendojnë për paratë që po shpenzojnë kur paguajnë me kartë dhe kjo i shtyn të prishin më shumë lekë. Kur paguan me para në dorë, do të shpenzosh aq sa ke llogaritur dhe asnjë qindarkë më shumë! Kur dilni për pazar, kartën e debitit/kreditit lëreni në shtëpi dhe merrni vetëm kuletën.

  1. Bëni blerje të zgjuara

Nga një dyqan në tjetrin, çmimet ndryshojnë, sepse është shërbimi ai që kushton. Nëse një kafe e gatshme bën 100 lekë, ti mund të marrësh me aq para ose diçka më tepër, një paketë të plotë dhe ta përgatisësh vetë. E njëjta gjë me restorantet.Pse të hash jashtë kur mund të bësh pazare dhe të gatuash vetë?

  1. Rrini larg interesave

Boll shpenzuat para duke paguar interesa! Përpiquni sa të mundni t’i reduktoni dhe shfrytëzoni ofertat.

  1. Përgatisni ushqimin për gjithë javën

Një pjesë e mirë e jona përfundojnë duke ngrënë jashtë sepse ndihen shumë të lodhur të gatuajnë çdo ditë. Po sikur të bëni planin javor të drekët që të dielën mbrëma? Mamatë dhe gjyshet tona e kanë strategji të provuar dhe ka funksionuar. Do të kurseni kohë, para dhe nuk do të tundoheni nga vaktet e gatshme.

  1. Mësoni t’i riparoni dhe të kujdeseni vetë për gjërat!

Një hile tjetër shumë e mirë për të kursyer para është t’i riparoni vetë gjërat që prishen. Në internet ka plot video që tregojnë hap pas hapi procesin e riparimit për çdo send prandaj mos e mendoni si mundësi të parë mekanikun, teknikun dhe çdo gjë tjetër që ju merr para.

  1. Blini gjëra të përdorura

Sigurisht kjo nuk vlen për çfarëdolloj gjëje, por nëse ju ka mbetur fiksim një çantë markë prej kohësh s’keni pse ta blini të re.

Burimi: The Balance

By I ZH

Leave a Reply