Pas personit të parë të infektuar me COVID-19 në Han të Elezit, në familjen e të infektuarit, IKSHP dje mori edhe 8 mostra, nga të cilat 6 dolën pozitiv.

Te gjitha rastet janë raste kontakti me personin e parë të diagnostikuar, të gjithë janë familjar dhe të afërm të personit në fjalë i cili kishte qenë në kontakt me tani të ndjerin nga Ferizaj, me të cilët kishin punuar bashkë në Bondstil.
Në Komunën e Hanit të Elezit janë gjithsej 7 të infektuar me Kovid-19.

Autoritetet komunale kërkojnë nga të gjithë qytetarët te cilët kanë pasur kontakte me personat e infektuar të vetizolohen në shtëpitë e tyre.

By I ZH

Leave a Reply