57 vite më parë një tërmet goditi Shkupit ku rreth një mijë njerëz humbën jetën. 26 korriku është ndër momentet më tragjike të Shkupit.

Shënimi i 57-vjetorit të tërmetit katastrofal do të fillojë në përmendoren e viktimave të tërmetit në varrezat e Shkupit në Butel.

Tërmeti me 6.1 ballë ndodhi në orën 5:17 ndërsa 1.000 deri 1.100 persona humbën jetën. Pa vendbanim mbetën rreth 200.000 njerëz.

Hekurudha e vjetër sot është Muze i Bashkisë së Shkupit dhe paraqet simbol të tërmetit të madh. Ora e hekurudhës gjithmonë mban akrepat 5:17, për të rikujtuar tërmetin katastrofal.

By I ZH