Përkeqësohet bilanci i viktimave por edhe i rasteve të prekura me Covid 19 në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit ku janë shënuar 53 raste të reja dhe 5 persona kanë humbur jetën. Me të dhënat e fundit numri i personave të infektuarve në vendin tonë shkon në 483, ndërsa i atyre që kanë humbur jetën në 17. Ky është numri më i madh i vdekjeve por edhe i rasteve pozitive brenda 24 orëve që kur vendi ynë është prekur nga virusi Korona. Po ashtu janë shëruar edhe 20 pacientë.

Sipas të dhënave tona numri i 53 rasteve të reja sipas qyteteve është:
Shkup – 13
Strugë – 14
Kumanovë – 8
Shtip – 5
Prilep – 2
Tetovë – 2
Koçan – 6
Veles – 1