Koronavirusi i ri (COVID-19) është konfirmuar te pesë foshnja në Maryland të SHBA-së, njëra prej të cilëve është njëmuajshe.

Guvernatori i Maryland Larry Hogan ka njoftuar se pesë foshnja nën moshën njëvjeçare kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

Duke theksuar se foshnja më e vogël është vetëm njëmuajshe, Hogan tha se sipas kësaj askush nuk është i paprekshëm kur bëhet fjalë për këtë sëmundje.

Aktualisht, 2,758 persona janë infektuar në koronavirus në Maryland, ndërsa 42 kanë humbur jetën si pasojë e virusit.

Hogan paralajmëroi javën e kaluar se kryeqyteti Washington dhe rrethinat e tij, përfshirë Maryland dhe Virginia, mund të jenë epiqendra e re e shpërthimit të COVID-19 në SHBA.

By B I

Leave a Reply