Polonia ka publikuar raportin e 24 orëve të fundit të infeksioneve me koronavirus.

Numri i personave të infektuar me koronavirus në Poloni tejkaloi 10,000 të mërkurën, me numrin e vdekjeve në 404, tha ministria e shëndetësisë, raporton The Guardian, transmeton lajmi.net.

Ministria tha se numri i personave të infektuar u rrit në 10.034 në vend prej 38 milionë banorë.

Të hënën qeveria filloi të qetësonte disa nga kufizimet e vendosura gjatë shpërthimit të koroanvirusit. /Lajmi.net/

By I ZH

Leave a Reply