Një shtetas i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar ka ndërruar jetë si pasojë e një zjarri në një fermë kanabisi që u gjet në një garazh të mbyllur.

Sipas Dailymail, viktima është shqiptari Ermal Qose, 35-vjeçar i cili u bllokua në garazh dhe u gjet nga zjarrfikësit në Clapton, në Londrën lindore, transmeton lajmi.net.

Rasti ndodhi pasditen e natës së Vitit të Ri, kur 35-vjeçari u dërgua në spital, por vdiq dy ditë më vonë.

“Ermal humbi jetën tragjikisht duke qenë i bllokuar brenda garazhit të mbyllur që përdorej për kultivimin e kanabisit kur shpërtheu zjarri”, tha krye-detektivi, Mark Rogers. 

By admin