Aktualisht në vend ka 3.095 raste aktive të të infektuarve me Kovid-19. Nga fillimi i epidemisë deri tani janë regjistruar 5.445 të infektuar, janë shëruar 2.091, ndërsa kanë vdekur 259 persona. Pasi u hoqën pothuajse të gjitha restriksionet, çdo ditë vërehen mbi 100 persona të infektuar.

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe vlerëson se numri i rritur i pacientëve është për shkak të mosrespektimit të masave, duke apeluar vazhdimisht që mbajtja e maskës, mbajtja e distancës dhe mos-grupimi do të parandalojë përhapjen e epidemisë.

Deri tani në vend janë bërë 54.456 testime me Kovid-19.

Gjatë 20 ditëve të fundit më shumë të infektuar janë regjistruar në Shkup ku aktualisht janë 1.785 raste aktive, prej të cilëve 413 në komunën e Çairit.

By B I