Rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm kanë vrarë të paktën 10 persona në Brazilin juglindor, thonë zyrtarët.- Advertisements –

Viktimat vdiqën të dielën dhe të hënën në shtetin Minas Gerais, ku lumenjtë janë tejmbushur, duke i lënë qytetet pjesërisht të zhytura.

Më shumë se 17 mijë njerëz është dashur të largohen nga shtëpitë e tyre.

Autoritetet po monitorojnë digat që mund të shpërthejnë, pasi më shumë rrebeshe mund të prekin zonat më të goditura.

Pesë persona nga e njëjta familje, dy prej tyre fëmijë, u gjetën të varrosur në një kodër pranë kryeqytetit të shtetit, Belo Horizonte. Në qytetin São Gonçalo do Rio Abaixo, një vajzë 11-vjeçare u vra kur një mur u shemb në dhomën e saj të gjumit teksa po flinte, shkruan BBC.

Dy vdekje të tjera u raportuan në qytetin e Caratinga, duke përfshirë një burrë 41-vjeçar, i cili u vra kur makina e tij ra në një lumë, ndërsa ai u përpoq të kalonte një urë.

Në qytetin Juatuba, lumi Paraopeba shpërtheu brigjet e tij, duke lënë lagje të tëra të përmbytura.

“Ne humbëm gjithçka. Gruaja dhe fëmijët e mi u larguan nga shtëpia me një varkë,” tha Daniel Valeriano de Oliveira për agjencinë e lajmeve AFP.

By B I