Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në ditën e punëtorëve, ka thënë se papunësia është sfida më e madhe e vendit që sipas tij është pasojë e qasjes së sistemit ndaj njeriut punëtor. Kurti thotë se as me punësim nuk përfundojnë sfidat e punëtorëve.

“Puna pa siguri, pa kontratë, pa kontribute pensionale, pa sigurim shëndetësor, e pa të drejta për pushim me pagesë, është më shumë normë se përjashtim”, ka shkruar Kurti.

Ai është ndalur edhe te pako fiskale emergjente, ku thotë se janë siguruar që punëtorët që nuk mund të paguhen nga punëdhënësi të kompensohen nga Qeveria.

“Dhe, kjo të vlejë edhe për ata punëtorë në ekonominë joformale, por me kushtin që punëdhënësi t’ua sigurojë një kontratë njëvjeçare. Ndërsa për punëtorët që e humbin punën, kemi siguruar një asistencë të përkohshme deri në një zgjidhje më afatgjatë. Pikërisht Pakoja e dytë, ajo për Rimëkëmbje Ekonomike, do të përfshijë një skemë kombëtare të punësimit”, ka shkruar ai.

By I ZH

Leave a Reply