Ish zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit, James Hooper ka deklaruar se synimi është përmbyllja e konfliktit Kosovë-Serbi dhe nëse kjo nuk ndodhë rreziku për Kosovën është që mund ta humbas mburojën ushtarake amerikane.

Sipas tij, administrata amerikane po synon një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Hooper në një intervistë për Zërin e Amerikës, thotë se administrata amerikane ishte e pakënaqur me qasjen e qeverisë së kryeministrit tashmë në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Hooper theksoi se Kosova duhet të pranojë që në marrëveshjen Kosovë-Serbi ka komponentë territorial.

“Njerëzit në Kosovë duhet të kuptojnë dhe duhet të vendosin për këtë; çfarëdo marrëveshje që arrihet me Serbinë nuk do të jetë marrëveshje në të cilën Kosova përmbushë të gjitha kërkesat e saj maksimale. Kosova duhet të pranojë se ka komponentë territorial në marrëveshje. Çdo marrëveshje gjithëpërfshirëse duhet të ketë komponentë territorial. Kjo është ajo çfarë zoti Vuçiç po thotë. Por, ai po kërkon marrëveshje gjithëpërfshirëse që përfshinë edhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe përfundimin e konfliktit. Njerëzit në Kosovë duhet të vendosin nëse duan të vazhdojnë të ngulin këmbë në kërkesat e tyre maksimale, që nuk do t’i fitojnë, po e them qartazi, e drejtë apo jo, nuk do t’i fitoni dhe nuk do t’ju sjell asnjë të mirë përsëritja e tyre. Kjo është çfarë po thotë zoti Kurti, jo me këto fjalë mbase. Ndërsa zoti Vuçiç po thotë është se është i gatshëm të pranojë një marrëveshje gjithëpërfshirëse por jo më një marrëveshje të pjesshme. Mendoj se zoti Thaçi e kupton se nuk më hapësirë për marrëveshje të pjesshme prandaj e vetmja rrugë përpara është një marrëveshje gjithëpërfshirëse”-tha Hooper.

By I ZH

Leave a Reply